
Nënkryetarja e LDK-së kërkon nga Presidentja Osmani të publikojë listën e deputetëve që mbështesin Glauk Konjufcën dhe paralajmëron shpërndarjen e Kuvendit në mungesë të shumicës.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kica-Xhelili ka theksuar se “mandatim pa numra nuk ka” dhe ka kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani që të kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve që nuk votuan më parë, nëse beson në pretendimin e LVV-së për 61 vota.
“Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion. Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e Kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve,” ka shkruar ajo, duke paralajmëruar se çdo hap tjetër do të ishte sabotim i sovranitetit të votës dhe shpërblim për 8 muaj mashtrim publik.
Kica-Xhelili ka përfunduar mesazhin duke theksuar se qytetarët meritojnë qeverisje reale, jo “teatër demagogësh me sejmenë e servilë”. Ky reagim reflekton qëndrimin e opozitës shqiptare ndaj tentativës së LVV-së për të formuar qeverinë pa shumicë parlamentare.



