
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se Hysni Mehani është shtrirë në repartin e neurologjisë për monitorim pas lëndimeve të marra.
Sipas Berishës, Mehani do të mbahet nën vëzhgim për 24 orë për shkak të simptomave të shfaqura pas goditjes.
“Ai është shtrirë në repart që të përcillet për shkak të disa simptomave që i ka, deri nesër apo nëse ka ndonjë përkeqësim”, deklaroi Berisha.
Ai tha se Mehani ka pasur marramendje dhe vështirësi në të ecur, simptoma që sipas tij monitorohen zakonisht pas traumave.
“Çka i ka pasur më serioze në fytyrë, por për shkak të një marramendjeje që e ka, një vështirësie në të ecur që e ka pasur, ne normalisht i përcjellim së paku 24 orë”, tha ai.
Berisha shtoi se nëse nuk ka përkeqësim të gjendjes, Mehani pritet të lirohet nesër në shtëpi.



