
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se rreth orës 04:00 policia ka pranuar informatën për një rast plagosjeje në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Menjëherë pas marrjes së informatës, ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se dy persona janë plagosur me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Pllana.



