E dhimbshme, sipas vlerësimeve fillestare breshri dëmtoi rreth 90 për qind të të mbjellave në Istog

Vlerësimet fillestare të Drejtorisë së Bujqësisë në Istog tregojnë që breshri që ka rënë dje në këtë komunë ka dëmtuar 90 për qind të sipërfaqeve të mbjella. 

Drejtori i Bujqësi, Artan Gegaj, ka thënë se sipas vlerësimeve të para, dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha, ndërsa ekipet kompetente po punojnë për evidentimin e tyre.

banner

“Për momentin nuk mund të flasim me shifra të sakta, por nga vlerësimet e para rezulton se rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella në territorin e komunës janë dëmtuar”, ka thënë Gegaj për RTKlive, shkruan KOHA.

Ai ka thënë se breshëri i fuqishëm ka shkatërruar kulturat bujqësore në pjesën më të madhe të territorit”, ka deklaruar Gegaj.

Sipas Gegajt, nga sot Komuna e Istogut do të formojë komisionet për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e saktë e situatës dhe e fermerëve të prekur.

Ai ka theksuar se Komuna e Istogut, në bashkëpunim me kryetarin Ilir Ferati, do të angazhohet maksimalisht për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë gjithë procesit të vlerësimit dhe tejkalimit të pasojave. 

Gegaj i ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të reagojë me urgjencë dhe të sigurojë mbështetje emergjente për fermerët e Komunës së Istogut. “Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”, është shprehur Gegaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.