E rëndë: 73-vjeçarja humb jetën në QKUK pas plagosjes në Majac të Podujevës

Pacientet u pranuan në gjendje shumë të rëndë në Emergjencën e QKUK-së, njëra nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Dy paciente të gjinisë femërore janë pranuar në orët e vona të mbrëmjes në Qendrën Emergjente të QKUK, pasi kishin pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

banner

Sipas njoftimit të SHSKUK, bëhet fjalë për një paciente të lindur në vitin 1953 dhe një tjetër 31-vjeçare, të cilat janë sjellë me autoambulancë nga Podujeva. Menjëherë pas pranimit, ekipet mjekësore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme emergjente.

“Të dy pacientet janë pranuar në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile, duke u intubuar dhe vendosur në frymëmarrje të asistuar. Njëra prej tyre është dërguar në sallën operative, ku ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit kanë vazhduar trajtimin intensiv. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate”, thuhet në njoftim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.