
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke thënë se prioritet i partive duhet të jetë zbatimi i Kushtetutës dhe vetëm më pas ndarja e pushtetit.
Tahiri ka kritikuar në veçanti Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke pyetur se çfarë i ka ndodhur, siç e quan ajo, “LDK-së shtetbërëse”, që sipas saj po injoron shkeljen e Kushtetutës nga partia fituese.

“Zbatimi i kushtetues eshte prioritet pastaj vijne ndarja e pushtetit mes pozites dhe opozites – cka i ndodhi LDK-se shtetberese qe injoron shkeljen e kushtetutes nga partia fituese..LDK ka qene konsekuente per parimet e kushtetutese qe nga koha kur e themeluam, ne kohe te renda historike”, ka shkruar Tahiri.



