Edita Tahiri SHBA votoi pro Kosovës në NATO, Kurti e la vendin jashtë gazsjellësit amerikan – dështim gjeopolitik i qeverisë

Ish-kryenegociatorja thotë se vendi mbeti jashtë projekteve energjetike që rrisin pavarësinë nga gazi rus.

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurti, duke e cilësuar si dështim gjeopolitik mos-përfshirjen e Kosovës në projektet e gazsjellësit amerikan në rajon.

banner

Sipas saj, ndërkohë që kongresmenët amerikanë kanë mbështetur integrimin e Kosovës në NATO, vendi ka mbetur jashtë një projekti strategjik energjetik që, sipas saj, do të rriste pavarësinë nga ndikimi rus.

Tahiri theksoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor si Kroacia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë lidhur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gazsjellësin, me qëllim sigurimin e pavarësisë energjetike nga gazi rus.

Ajo ka vlerësuar se Kosova ka humbur një mundësi të rëndësishme për të forcuar lidhjet gjeopolitike me SHBA-në dhe për të rritur sigurinë energjetike.

Sipas Tahirit, përfshirja në një projekt të tillë do të kishte ndikim strategjik, duke e afruar më shumë Kosovën me partnerin amerikan dhe duke ulur ndikimin e aktorëve të tjerë gjeopolitikë në rajon.

Postimi i saj i plotë:

Kongresistet amerikan votuan per antaresimin e Kosoves ne NATO, ndersa qeveria Kurti la Kosoven jashte gazsjellesit amerikan duke dobesuar peshen gjeopolitike te Kosoves – shtetet e Bllkanit perendimor Kroacia, Shqiperia dhe Bosnja e Hercegovina lidhen marreveshje me Ameriken per gazsjellesin per te siguruar pavaresi nga gazi rus, Kosova nuk e siguroi kete pavaresi – ky eshte nje deshtim gjeopolitik i Kosoves, eshte humbje e rastit te lidhjes gjeopolitike me Ameriken, sepse ne kuptimin gjeografik ne na ndane oqeani atlantik me Ameriken prandaj gazjellesi amerikan do te krijonte lidhjet gjeopolitike te Kosoves me Ameriken, dhe krijonte pavaresi nga ndikimi gjeopolitik rus.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.