
Ministri në detyrë u uron mandat të suksesshëm kryetarëve të rinj serbë dhe thekson se procesi është mbikëqyrur në të gjithë Kosovën.
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se konstituimet e kuvendeve komunale në të gjithë vendin, përfshirë edhe komunat në veri, janë zhvilluar në rregull dhe në përputhje të plotë me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se mbledhjet inauguruese janë mbajtur sot në Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan. Ai u ka uruar mandat të suksesshëm kryetarëve të rinj të komunave.
Konstituimet në veri erdhën një ditë pasi kryetarët e rinj serbë dhanë betimin në prani të simboleve shtetërore të Kosovës. Në krye të Mitrovicës së Veriut është vendosur Milan Radojeviq, në Zveçan Dragisha Miloviq, në Zubin Potok Milosh Peroviq, ndërsa Zoran Todiqi ka marrë udhëheqjen e Leposaviqit — të gjithë të Listës SerbePara tyre, nga viti 2023 komunat veriore ishin udhëhequr nga kryetarët shqiptarë: Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Erden Atiq në Mitrovicë të Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir Peci në Zveçan. Ata kishin marrë detyrat pas zgjedhjeve të mbajtura në maj të vitit 2023, pas dorëheqjes së kryetarëve serbë.



