Enver Hasani: Osmani nuk ka të drejtë të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit është e bazuar dhe se presidentja Vjosa Osmani nuk ka të drejtë të japë mandat për formimin e qeverisë pa u përmbushur ky kusht.

Në një intervistë për Euronews në gjuhën serbe, Hasani theksoi se Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhur nënkryetarët e komunitetit shqiptar, atij serb dhe të komuniteteve tjera joshqiptare.

banner

Është qartësisht e bazuar, sepse Kushtetuta, tre vendime dhe rregullorja thonë se Kuvendi konstituohet vetëm kur të gjithë nënkryetarët janë zgjedhur. Nëse presidentja Osmani e mandaton dikë për të formuar qeverinë në këtë situatë, ajo bën shkelje të qartë kushtetuese”, u shpreh Hasani, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përfundonte në gjykatë.

Duke komentuar qasjen e pushtetit, Hasani akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për interpretim dogmatik të Kushtetutës, që sipas tij çon në bllokim:

Sipas asaj logjike, komunitetet joshqiptare nuk do të mund të zgjidhnin kurrë nënkryetarët e tyre, sepse nuk i kanë 61 vota”, tha ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.