
Flaka Surroi, opinionist dhe publiciste e njohur, ka komentuar testin e maturës.
Në një opinion në KOHA, Surroi ka pasur një interpretim interesant rreth rezultatit, duke theksuar dallimin e kalueshmërisë në gjuhën shqipe, angleze dhe matematikë.
”Pra, 70% e kaluan provimin, kurse mesatarja e pikëve e shprehur në përqindje në gjuhë shqipe është 45.46%, gjuhë angleze 65.1% dhe matematikë 31.83%. Pra, nuk marrin vesh atë që e lexojnë shqip; rrinë në rrjete sociale dhe e përvetësojnë anglishten dhe matematikës nuk është se ia kanë haberin fort.
Dhe kështu që nga fundi i luftës.” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.



