
Gani Geci, anëtar i LDK, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në një status, ai ka pasur kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Postimi i plotë:
Ta dinë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se sot, nga mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, LDK doli e bashkuar dhe të gjithë deputetët e LDK-së po thonë se do të luftojmë me të gjitha mjetet politike për t’i formuar institucionet e vendit.
Ta dinë të gjithë se posti i Presidentit nuk mund të vazhdohet pas tetorit, prandaj Albin Kurti, që i ka fituar zgjedhjet, o tani o kurrë duhet të reflektojë.
Nëse edhe këtë herë Albin Kurti nuk don me i ba institucionet valide, ky njeri me vetëdije po e çon vendin drejt falimentimit institucional e kushtetues.



