
Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka shkruar një opinion të botuar në “Albanian Post”, ku ka komentuar fjalimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti para mërgimtarëve.
Në opinionin e tij, Haxhiu që në titull i ka treguar Kurtit se i vie turp për të.

Haxhiu ka vlerësuar se fabula e treguar për bisedën mes gjermanit dhe shqiptarit për pushtimin e mundshëm të Gjermanisë nga Rusia, është ofendim për dinjitetin gjerman.
“Historia jote nuk e fyen vetëm logjikën. Ajo e nënçmon edhe dinjitetin gjerman. E paraqet një gjerman si njeri që, në vend se të mendojë si ta mbrojë vendin e vet, kërkon të dijë se ku do të largohet punëtori i tij shqiptar. Është e vështirë të besohet se një sipërmarrës gjerman, i formuar në kulturën politike të një shteti që sot investon miliarda euro në mbrojtje dhe diskuton seriozisht për përgjegjësinë qytetare, do ta ndërtonte karakterin e një njeriu mbi një pyetje kaq absurde” – ka shkruar Haxhiu, ndër të tjera.



