
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka refuzuar ftesën për takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po kërkojnë zgjidhje për krizën institucionale, shkruan KOHA.
Në një përgjigje drejtuar Haxhiut, Gjini ka thënë se ajo nuk është presidente e zgjedhur e Kosovës dhe, sipas tij, nuk ka mandat për të luajtur rolin e unifikueses së spektrit politik.

“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik”, ka shkruar Gjini.
Ai ka akuzuar Haxhiun dhe Kurtin se takimin po e kërkojnë për të gjetur fajtorë për vendimin që, sipas tij, tashmë e kanë marrë për ta çuar vendin në zgjedhje.
“Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional”, ka deklaruar ai.



