
Deputetja e VV-së thotë se masat synojnë përballimin e inflacionit dhe mbështetjen e qytetarëve përmes ligjeve dhe skemave sociale
Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se pakoja prej 200 milionë eurosh e paralajmëruar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka në fokus të saj qytetarin.
Sipas Hajdarit, këto masa janë hartuar për të lehtësuar barrën e inflacionit dhe për të mbështetur qytetarët përmes projektligjeve dhe pakove të ndryshme mbështetëse.
Ajo ka theksuar se qasja e kryeministrit është e orientuar drejt mirëqenies së qytetarëve, duke u shprehur se “kryeministri Kurti e ka epiqendër qytetarin, jo asfaltin”.
Deputetja ka përmendur disa nga nismat kryesore, përfshirë ligjet për mbrojtjen e konsumatorit, rregullimin e çmimeve dhe skemat sociale, duke shtuar se qeveria po përpiqet t’u përgjigjet krizave ekonomike me politika konkrete mbështetëse në disa sektorë.



