
Zyrtari i LDK-së akuzon pushtetin për shkelje të Kushtetutës dhe kërkon ndryshim me votë.
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe keqmenaxhim të vendit.
Në një postim në Facebook, Hamiti ka thënë se pushteti aktual po kërkon votë për të vazhduar, sipas tij, të njëjtat praktika edhe në të ardhmen.
Ai ka deklaruar se 7 qershori është një datë e rëndësishme, kur qytetarët mund të ndalin, siç e quan ai, keqqeverisjen dhe të nxjerrin vendin nga “kurthi i Kurtit”.
Sipas Hamitit, qeveria aktuale ka shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë vendosjen e sanksioneve financiare nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka kritikuar edhe qasjen e pushtetit ndaj institucioneve dhe përpjekjet për të konsoliduar kontrollin politik.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të refuzojnë, siç tha, ambicien për sundim dhe të votojnë për rikthimin e Kosovës në rrugën demokratike.



