Haxhi Avdyli: E luta Kurtin ta propozojë Osmanin për presidente, nuk dëgjoi

Haxhi Avdyli, deputet i Kuvendit, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.

Në një intervistë për Dukagjinin, Avdyli ka tregu disa prapaskena të muhabeteve me kryeministrin Albin Kurti.

banner

Avdyli ka theksuar se i ka kërkuar Kurtit që ta kandidonte Vjosa Osmanin për presidente, por nuk e kishte dëgjuar.

“Në aspektin politik, nuk e di pse, së paku e fundit aty, shumica e deputetëve të VV-së ka qenë për Vjosa Osmanin, nuk e kam dëgju dikë që ka qenë kundër saj. Me vlerësimet më të larta, kolegët asnjëherë as në takime private nuk kanë folë asnjë fjalë, por vlerësimet më të larta ashtu siç është.

Një moment në takimin e grupit parlamentar ku ka qenë kryeministri Kurti, askënd s’e kam dëgju që ka qenë kundër. Në një moment, dy ditë para 5 marsit ku do ta nominonim Glauk Konjufcën, më 3 mars, ka qenë një mbledhje e deputetëve, kryeministri, ministra, 70 vetë. Kryeministri tha ne do ta nominojmë Konjufcën, askush s’e kundërshtoi. Unë e luta…e kam lut, i kam thënë po të lutëm për herë të fundit mos e kandido Glauk Konjufcën sot, jo pse s’e meriton, por të lutem propozoje Vjosa Osmanin për hir të përkrahjes së qytetarëve, lexoi komentet, thirrjet e njerëzve. Pa marrë parasysh, nuk e dëgjoi”, tha Avdyli në Debat Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.