
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Sipas shortit:
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 105.
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 191.
Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur me numrin 113.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë numrin 174.
Lista Serbe do të figurojë me numrin 170.
Nisma Socialdemokrate do të ketë numrin 186.
Lista Guxo do të garojë me numrin 118.
Alternativa është renditur me numrin 103.
Partia Socialdemokrate me numrin 149.
Subjekti “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin do të ketë numrin 101.
Për zgjedhjet e 12 tetorit janë certifikuar gjithsej 93 subjekte politike: 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.



