Hoti reagon pas deklaratës së Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit: Kurti po zhveshet nga retorika mashtruese

Ish-kryeministri kritikon vendimmarrjen e kryeministrit, duke thënë se ajo që dikur quhej “tradhti” tani po bëhet “për hatër”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me vendimin për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Visoki Dečani Monastery.

banner

Në një reagim publik, Hoti tha se deklarata e Rashiqit e zhvesh plotësisht kryeministrin Albin Kurti nga ajo që e quajti retorikë mashtruese lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, për vite të tëra është folur për “tradhti” dhe “falje të tokës për manastirin”, ndërsa tani vetë ministri i Qeverisë ka pranuar se vendimi u mor lehtësisht.

“Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i thjeshtë: ‘Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd’”, ka shkruar Hoti.

Ai shtoi se ajo që dikur konsiderohej tradhti, kur Kurti u bë kryeministër u realizua pa hezitim.

“Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër. Kaq ‘serioze’ është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë,” deklaroi Hoti.

Reagimi i tij erdhi pasi Rashiq, në një intervistë për Radio Gorazhdevc, tha se vendimi i vitit 2024 për tokën e manastirit erdhi pas këmbënguljes së tij të vazhdueshme dhe se kryeministri Kurti kishte pranuar ta merrte vendimin pas diskutimeve të shumta.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.