Hysen Durmishi tërhiqet nga gara për deputet: Vendimi u mor pas konsultimit me Kurtin

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një njoftimi publik, ai tha se vendimi është marrë me kërkesën e tij dhe pas konsultimit me kryeministrin Albin Kurti.

banner

“Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje”, shkroi Durmishi.

Ai falënderoi Kurtin për, siç tha, mirëkuptimin dhe mbështetjen, ndërsa u shpreh i bindur se VV-ja do të dalë fituese në zgjedhje.

“Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar”, tha ai.

Durmishi shtoi se angazhimi i tij do të vazhdojë në funksion të fitores së partisë dhe ftoi qytetarët për mobilizim në zgjedhje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.