
Kujtim Gashi, deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka reaguar pas manipulimeve të shfaqura në Prizren, që u vërejtën pas rinumërimit të votave.
Gashi, që ka hambur 2.355 vota deri tani, është distancuar nga kjo praktike.
Tutje, Gashi ka theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë në anën e demokracisë.
“Si kandidat, kam ndjekur me shqetësim ndryshimet e vërejtura gjatë rinumërimit të votave, duke theksuar njëkohësisht se distancohem plotësisht nga çdo veprim apo praktikë që cenon integritetin e procesit zgjedhor. Çdo paqartësi dëmton besimin e qytetarëve dhe kërkon sqarim të plotë institucional.
Kërkimi i transparencës dhe llogaridhënies është detyrim qytetar. Vetëm përmes sqarimit të plotë dhe respektimit të vullnetit të votuesit mund të forcojmë demokracinë dhe të heqim çdo dilemë deri në numërimin e kutisë së fundit” – ka shkruar ai, ndër të tjera.



