
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar mbështetjen e disa kongresmenëve amerikanë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se kjo duhet parë si objektiv afatgjatë dhe jo si zhvillim me efekt të menjëhershëm.
Sipas tij, pa stabilitet politik në vend, Kosova nuk mund të presë përparim të qartë në integrimin euroatlantik.
“Tri palë zgjedhje në 18 muaj s’janë shenjë e mirë. Derisa të ketë stabilitet politik në Kosovë pas zgjedhjeve të qershorit, s’pritet të ketë rrugë të qartë përpara në procesin euroatlantik”, tha Shea për Radion Evropa e Lirë.
Ai theksoi gjithashtu se Kosova duhet të zgjerojë përpjekjet lobuese edhe në Evropë, e jo vetëm në SHBA.
“Kosova duhet të ketë një përpjekje më të balancuar lobimi dhe të lobojë në Berlin, Romë e Varshavë, njëjtë sikurse në Washington”, deklaroi Shea.



