Janina Ymeri: Nëse ka zgjedhje, janë dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së

Deputetja e LDK-së thotë se zgjedhjet nuk janë dëshirë e opozitës dhe akuzon VV-në për mungesë të konsensusit për presidentin.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, përgjegjësia kryesore bie mbi kryeministrin Albin Kurti.

banner

Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ajo theksoi se zgjedhjet e reja nuk janë dëshirë e LDK-së dhe opozitës, por janë rezultat i vendimeve të qeverisë.

Sipas Ymerit, LDK-ja nuk ka pasur mundësi reale për të propozuar një kandidat për president, për shkak të mungesës së votave të nevojshme për ta futur një emër në garë.

Ajo shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e interesuar për një figurë konsensuale për president, duke përmendur se në garë kanë qenë vetëm kandidatë partiakë, si Glauk Konjufca.

“Qëndrimi i partisë ka qenë i qartë: nuk votojmë dhe nuk qëndrojmë në sallë për zgjatime të partisë në pushtet”, ka deklaruar Ymeri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.