
Doarsa Kica-Xhelili, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me propozimin e Bekim Sejdiu si kandidat i përbashkët i VV-së dhe LDK-së për president.
Kica-Xhelili ka theksuar se vota e saj në parim është “për”, nëse dakordohet edhe grupi parlamentar i LDK-së.

“Vota ime në parim do të jetë ‘për’, në qoftë se dakordohet edhe grupi parlamentar, sepse, të them të drejtën, në kuptimin personal si Doarsë e kam të vështirë të gjej arsye të mos e votoj, të paktën parimore. Kështu që mendimi im është ky dhe me shumë gjasa vota ime do të jetë kjo, natyrisht nëse kemi konsensus si grup parlamentar, sepse ju e dini që duhet të ketë edhe shumicë në vendimmarrje”, tha ajo.



