
Petrit Selimi, ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë.
Ai ka pasur një parashikim interesant.

Sipas tij, në rast se do të ndodhte një koalicion VV-LDK, atëherë Glauk Konjufca do të ishte kandidat për president.
“Një varg: Ma merr menja Glauku do t’jete kandidat per president nese LDK-ja hyn ne koalicion. Vjosa ndoshta kryetare e Kuvendit. Lumiri ZvKM & minister i jashtem (a transportit). Por kyçe eshte nese AAK rrin ne salle, gjë që varet nese Albini pranon gazpërçuesin per LNG amerikan” – ka shkruar Selimi.



