Konspiracione e paragjykime seksiste: Si po sulmohet Vjosa Osmani pas ndarjes nga VV-ja?

Pas vendimit të Vetëvendosjes për të mos e kandiduar, presidentja Vjosa Osmani është përballur me sulme online dhe akuza pa prova.

Fillimisht, shumë qytetarë kërkuan shpjegime dhe shprehën zhgënjim ndaj Vetëvendosjes.

banner

Pak ditë më vonë, disa aktivistë dhe njerëz të afërt të Vetëvendosjes nisën një fushatë online që përfshinte teori konspiracioni dhe sulme seksiste kundër Osmanit.

Sipas këtyre teorive, presidentja Osmani, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ish-ambasadorin amerikan Richard Grenell, thuhet se kanë dashur të organizojnë një puç kundër kryeministrit Albin Kurti – një pretendim pa asnjë dëshmi.

Në lidhje me këto akuza, Learta Hollaj, shefe e kabinetit të Osmanit, reagoi përmes një shkrimi në Facebook. Hollaj i mohoi akuzat.

Përveç teorive konspirative, disa sulme përfshinin ofendime seksiste, duke sugjeruar se Osmani, si grua, duhet të merret me punë shtëpie apo me frizeri, dhe duke insinuar pa baza se ajo mund të ketë pasur afera me Edi Ramën.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.