Kraki: Javën e ardhshme priten takime të liderëve për çështjen e presidentit

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se edhe para nisjes së seancës së Kuvendi i Kosovës, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të arritur marrëveshje lidhur me rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kraki tha se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillohen takime mes liderëve të subjekteve politike për çështjen e presidentit.

banner

“Ka qenë ditë konstruktive dhe frytshme sot. Veprimet që kanë qenë në Kuvend kanë qenë të natyrës që kanë ndikim pozitiv diku më shumë, diku më pak te qytetarët e Kosovës. Nuk ishte tema e presidentit sot, kohë kemi. Gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe takime të liderëve besoj dhe do të shikohet më konkretisht si janë gjërat”, ka thënë Kraki.

Ai shtoi se situata e sotme në Kuvend ka shërbyer edhe për të parë disponimin e partive politike për bashkëpunim.

“Normalisht edhe ky moment, si i sotmi, mundëson me pa disponimin e partive, sikurse që ishte i Lidhjes Demokratike të Kosovës që të jetë pjesë e konstruktivitetit në Kuvend”, ka deklaruar Kraki në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.