Krasniqi i reagon ambasadorit gjerman për Thaçin: Me miq të tillë, armiqtë nuk të duhen

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në lidhje me procesin në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Krasniqi ka vlerësuar rrezikun që paraqet dënimi i Thaçit për shtetin e Kosovës.

banner

Postimi i plotë:

Deklarata e ambasadorit gjerman lidhur me Gjykatën Speciale, na e kujton një përvojë të hidhur që kemi me ”miqtë ndërkombëtar.” Ja vetëm tre raste: themeluesi i Shqipërisë, Ismail Vlora, u detyrua të jipte dorëheqjen dhe të zgjidhte a të shkonte në burg a në mërgim. Zgjodhi mërgimin dhe vdiq, me gjasë i helmuar. Themeluesi faktik i shtetit shqiptar, Ahmet Zogu, u detyrua të shkonte jetën në mërgim, sepse “miqtë” anglezë e dënuan me shfronësim, për pretendimet aneksioniste të grekëve ndaj Shqipërisë. Themeluesi i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahet e po persekutohet në burg, për kalkulimet proserbe të BE-së. Dëbimi i Ismail Vlorës solli anarkinë dhe pushtimet tragjike, shfronësimi i Zogut hapi rrugë për fitoren e komunizmit, dënimi eventual i Thaçit. do të sillte rrezikun e pashmangshëm të çnjohjes e të shpërbërjes së Kosovës si shtet. Me miq të tillë, armiqtë nuk të duhen, siç thotë një fjalë e urtë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.