Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi më i madh ndërkombëtar i Kosovës mbetet i rëndësishëm për qytetarët, duke theksuar përfitimet që do të sillte anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe në Interpol.

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës, Kurti tha se Kosova, përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, ka kaluar nga sfidat e para të ndërtimit të shtetit në një pjesëmarrëse aktive në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, shkruan KOHA.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po vazhdon, ndërsa tashmë dy vjet qytetarët e Kosovës po udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen. Sidoqoftë, nuk duhet ta humbim nga vëmendja rëndësinë që integrimi më i madh ndërkombëtar do të kishte për qytetarët e Kosovës. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shembull, do t’u mundësonte të gjithë qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në sistemin më të gjerë evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, anëtarësimi në Interpol do t’u mundësonte institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë të shkëmbenin informacione dhe të bashkëpunonin në kohë reale me forcat policore në mbarë botën”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.