
Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me procesin juridik në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Në një paraqitje në DTV, ai ka pasur një interpretim me tone kritike ndaj BE-së.
Sipas Hoxhajt, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë padrejtësisht pengje të BE-së.
“Te tema e zhbërjes së Gjykatës Speciale, po e them vetëm një fjali. E zhbëjme ne Gjykatën Speciale këtu dhe i tregojmë BE-së që Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë të burgosur politikë të BE-së…Prandaj, e shoh qëndrimin e padrejtë, marrjen peng të padrejtë Hashimit, Kadriut, Rexhës dhe bacit Jakup si një burgosje politike e BE-së” – tha ai, transmetom Gazeta Politika.



