Kurti e Hamza takohen për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri synon “maksimalizimin e përpjekjeve”, PDK diskuton parimet pa shqyrtuar emra konkretë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, do të takohen sot në Kuvendi i Kosovës për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit.

banner

Para takimit, Kurti deklaroi se synimi është që përpjekjet të vazhdojnë dhe të maksimalizohen, në mënyrë që javën e ardhshme “gjithçka të kurorëzohet me sukses”.

Ndërkohë, Hamza ka bërë të ditur se në takim do të diskutohen tema aktuale politike. Sipas anëtarit të PDK-së, Blerand Stavileci, gjatë mbledhjes së sotme të partisë janë diskutuar parimet dhe qëndrimet për këtë çështje, por pa u shqyrtuar emra konkretë.

Stavileci theksoi se fokusi i PDK-së mbetet stabiliteti shtetëror, baraspesha institucionale dhe një frymë konsistente në vendimmarrje.

Takimi është paraparë të nisë në ora 16:00.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.