Kurti: Jam përpjekur shumë që ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja, por pa sukses

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për shumë tema.

Kurti ka përmendur edhe dështimin për të ndërtuar një koalicion me LDK-në e Nismën.

Kurti ka thënë se është “përpjekur” që ta shkëpuste LDK-në nga PDK-ja, transmeton Gazeta Politika.

“Duke e parë disponimin e elektoratit të VV-së dhe të LDK-së, jam përpjekur shumë që ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja. Në vitin 2020, ia arritëm, por vetëm për 51 ditë. E provuam përsëri me lidershipin e ri të LDK-së, por pa sukses” – ka thënë Kurti, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button