
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte paralajmëruar një ditë më parë në emisionin “Interaktiv” në KTV krijimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ndërsa sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se ka nisur zyrtarisht procesi për themelimin e saj.
Sveçla njoftoi se ka nënshkruar themelimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës si agjenci në kuadër të MPB-së.
Sipas tij, Xhandarmëria do të ketë rol në:
- ruajtjen e kufijve,
- mbrojtjen e sovranitetit territorial,
- luftimin e terrorizmit,
- menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë,
- dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë”, deklaroi Sveçla.



