
Kryeministri thotë se publiku do të njoftohet kur të ketë rezultate.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur shkurt para mediave lidhur me raportimet për negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai nuk ka dhënë detaje konkrete, por ka theksuar se komunikimet po vazhdojnë dhe se publiku do të informohet me kohë për çdo zhvillim.
“Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ju njoftojmë”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se ishte me vonesë në agjendë.
Kjo është hera e dytë brenda dy ditësh që kryeministri jep të njëjtën përgjigje për këtë çështje, pasi është pyetur nga mediat për zhvillimet rreth mundësisë së një marrëveshjeje për presidentin.



