
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka folur për themelimin e institucioneve të reja nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka vlerësuar se VV-ja është fituese.
“Jemi duke pritur numërimin e votave. Pra votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes se numrit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Por, duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që VV është fitues e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11. Unë jam optimist që gjerat do të shkojnë mbar e mirë, edhe sa i përkëtej konstituimit të Kuvendit, dhe formimit të Qeverisë”, ka thënë Kurti.
Në lidhje me temën e presidentit, Kurti ka lënë të hapur mundësinë e diskutimit me opozitën.
“Ndërkaq sa i perke zgjedhjes se presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitës, për shkak të asaj kërkesës së Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkojnë 80 deputetëve t`i kenë votat e tyre në kuti…
“Pra, jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim e për bashkëpunim, por kjo nuk është asgjë re nga ana e jonë”, ka thënë Kurti.



