
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit.
LDK refuzoi të nominonte një emër për nënkryetar, pasi Jehona Lushaku theksoi se nënkryetari i PDK nuk është zgjedhur ende.

Sidoqoftë, Haxhiu theksoi se Kujtim Shala ishte propozuar për nënkryetar seancën e së mërkurës, duke kërkuar që të votohet nga Kuvendi.
Në këtë moment, LDK lëshoi sallën.
Pas largimit të LDK-së, Haxhiu ndërpreu seancën, duke theksuar se seanca konstituive do të vazhdojë të dielën ora 10:00.



