Lumir Abdixhiku prezanton “Hajde Folim”: Platformë e re komunikimi me qytetarët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar “HAJDE FOLIM”, platformën e re të komunikimit me qytetarët, të cilën e ka cilësuar si një hapësirë për diskutime të drejtpërdrejta dhe pa filtra.

“HAJDE FOLIM – është platforma jonë e re e komunikimit me qytetarë. Pa skenografi protokolare. Pa filtra. Ballë për ballë me qytetarë dhe të vërtetën e përditshme të Kosovës”, shkroi Abdixhiku.

banner

Ai bëri të ditur se aktiviteti i parë është mbajtur në Kurriz dhe se platforma do të vazhdojë në të gjitha anët e Kosovës.

“Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, politika duhet të jetë më afër qytetarëve dhe më pak e përqendruar në propagandë.

“Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim. Më pak zhurmë e më shumë kuptim”, deklaroi ai.

Në fund, Abdixhiku ftoi qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet e ardhshme me mesazhin: “Ejani në ngjarjet e radhës. Hajde folim!”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.