Lumir Abdixhiku takon kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë

Dialog mbi sfidat e besimtarëve dhe rolin e institucioneve fetare në forcimin e harmonisë shoqërore.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me Përparimin dhe bashkëpunëtorë, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame për Prishtinë, hoxhën Hetem Sopjani, si dhe me bashkëpunëtorët e tij, administratën e Këshillit dhe imamët e Qendrës.

banner

Gjatë takimit, Abdixhiku bëri të ditur se u diskutua për sfidat reale me të cilat përballen besimtarët dhe komuniteti në Kryeqytet, si dhe për nevojat konkrete të tyre. Po ashtu, u theksua roli i rëndësishëm që institucionet fetare kanë në jetën shoqërore, veçanërisht në forcimin e solidaritetit, ruajtjen e harmonisë dhe kultivimin e respektit e bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve.

Ai vlerësoi se bashkësitë fetare përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të vendit, duke ruajtur kujtesën, traditën, identitetin dhe vlerat e një shoqërie që ka ditur të qëndrojë e bashkuar edhe në kohë të vështira.

“Ne besojmë në dialog, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët, për një Kosovë më të bashkuar, më të respektueshme dhe më humane”, theksoi Abdixhiku pas takimit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.