Lushaku e akuzon VV-në për kapje të institucioneve: Po shkojmë drejt zgjedhjeve

Jehona Lushaku – Sadriu, shefe e grupit parlamentar të LDK-së, ka folur rreth situatës aktuale politike.

Ajo ka vlerësuar se VV-ja po synon të kapë institucionet.

banner

“Së pari deklaratat që zoti Kurti ka bërë për cikël zgjedhjesh e tregojnë me gjasë edhe tendencën e tij edhe e shpjegojnë krejt idenë mbrapa. Ne sot sapo e përfunduam mbledhjen e kryesisë dhe pamë një agjendë të ngjeshur që po vendos anëtarë të rinj të bordeve dhe ka një shpërfaqje totale për tendencën për kapje institucionale. Krejt kjo dinamikë e shpjegon që ne jemi duke shkuar në zgjedhje, por jemi duke shkuar në zgjedhje sepse partia më e madhe nuk po prodhon një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Është partia më e madhe që ka numrin më të madh të deputetëve dhe që në bazë të kushtetutës i takon përgjegjësia më e madhe për ta zgjedhur presidentin”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.