
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se “pas dy vjetësh, LDK-ja po i rikthehet pragmatizmit”.
Haziri në një postim në Facebook ka thënë se LDK-ja s’kërkon asgjë pos rolit të saj shtetëror për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit e qeverisë.

“Gjithçka për Republikën. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë. Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën. Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci”, ka shkruar Haziri në Facebook.



