Mblidhet Qeveria, në rend dite projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

Mblidhet Qeveria, në rend dite projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

Çështja e masave të përkohshme për produktet bazike në rastet kur tregu është i destabilizuar do të shqyrtohet si projektligj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që është ftuar për në orën 9:30.

banner

Sipas agjendës, mbledhja pritet t’i ketë 16 pika.

Në Kosovë ka nisur një valë e re inflacioni, qëkur më 28 shkurt si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite mbi Iran nisi shtrenjtimi i naftës në nivel bote.

Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, ai për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Për të ndikuar në uljen e çmimit të derivateve, partitë opozitare kanë rekomanduar uljen e akcizës ose të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Megjithatë, Qeveria ka refuzuar.

Të premten pritet të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, pikërisht mbi këto kërkesa të opozitës.

Në rend dite në mbledhjen e Qeverisë janë edhe shqyrtimi i projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ai për shtetësinë e Kosovës, ai për lëndët plasëse e ai për Maturën Shtetërore.

Po ashtu priten shqyrtime edhe të disa projektligjeve të tjera si dhe nisma për një marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar me Turqinë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.