
Më 15 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Kroaci do të mbahet një protestë paqësore me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, shkruan Nacionale.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë një konference për media. Ai tha se protesta do të përcjellë një mesazh të qartë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, duke shprehur shpresën se kjo do të jetë protesta e fundit para rikthimit të tyre në Kosovë.
“Do të jetë një protestë paqësore, me mesazhin që shpresojmë se krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë”, deklaroi Gucati.
Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë organizuar edhe më herët në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Shkup.



