
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar se është ndjekëse e futbollit, veçanërisht e Kupës së Botës, ndërsa ka treguar edhe preferencën e saj në debatin e përhershëm mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Në një intervistë për Ulpiana Press, Osmani tha se së bashku me bashkëshortin dhe vajzat e saj e kanë përcjellë Botërorin 2026.

Ajo bëri të ditur se gjatë këtij edicioni ka mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrën.
Sipas saj, Zvicra e kapitenit Granit Xhaka u eliminua padrejtësisht nga gara.
E pyetur se kë zgjedh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, presidentja e Kosovës u përgjigj pa hezitim.
“Definitivisht Cristiano Ronaldo”, tha Osmani.



