Mickoski takohet me Mexhitin dhe Kasamin: Arsimi dhe dijet janë themeli i çdo shteti modern dhe të suksesshëm

Disa orë para protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin.

Sipas njoftimit të Qeverisë së RMV-së, në takim është diskutuar kërkesa e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe.

banner

“Mickoski, Mexhiti dhe Kasami u pajtuan se arsimi dhe dijet përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm”, thuhet në njoftim.

Nga ekzekutivi u bë e ditur se institucionet po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e Gjuhëve.

Ndërkohë, nga VLEN deklaruan se po e zgjidhin një çështje që, sipas tyre, BDI-ja nuk e zgjidhi për më shumë se dy dekada.

“VLEN po dëshmon se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me deklarata boshe, por me punë konkrete institucionale”, thuhet në reagimin e tyre.

Nga ana tjetër, BDI tha se protesta e studentëve është kauzë qytetare dhe jo partiake.

“Zëri i rinisë po ngritët për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi.

Edhe partitë tjera opozitare shqiptare kanë reaguar, duke vlerësuar se mosrespektimi i gjuhës shqipe përbën shkelje të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.