
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka akuzuar Keir Starmer se “ka vënë në rrezik jetën britanike” për shkak të marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar për të lejuar SHBA-të të përdorin bazat britanike për të goditur vendet iraniane që synojnë Ngushticën e Hormuzit.
Ai paralajmëron se Irani do të “ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”.
Në një postim në platformën “X”, Aragchi shkruan “Shumica dërrmuese e popullit britanik nuk dëshiron asnjë rol në luftën e zgjedhur Izrael-SHBA kundër Iranit. Duke injoruar popullin e tij, z. Starmer po vë në rrezik jetën britanike duke lejuar që bazat e Mbretërisë së Bashkuar të përdoren për agresion kundër Iranit.”



