
Ai thekson nevojën për më pak arrogancë dhe më shumë fisnikëri në politikë.
Analisti Imer Mushkolaj ka bërë një apel për qytetarët që të votojnë sa më shumë vajza dhe gra në zgjedhjet lokale.
“Votoni sa më shumë vajza dhe gra. Në politikë na duhet më pak arrogancë e poshtërsi, dhe më shumë normalitet e fisnikëri,” tha Mushkolaj, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje dhe në zhvillimin e politikës në vend.



