
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Nga salla e Kuvendit, ku mungoi VV-ja, Musliu ka pasur kritika të ashpra për partinë e Albin Kurtit.

Sipas Musliut, Kosova është marrë peng nga VV-ja.
“Çfarë po ndodh me vendin tonë? Dhe përgjigja është e thjeshtë dhe shumë e qartë. Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp” – ka thënë Musliu.



