Musliu kritikon Albin Kurtin: PDK nuk ulet në bisedime me një uzurpator

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka kritikuar Albin Kurtin, kryeministër në detyrë.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Musliu e ka theksuar se PDK nuk ulet në bisedime me Kurtin, të cilin e ka cilësuar uzurpator të institucioneve.

banner

”Më së pari dua t’ju përmirësoj, nuk është kryeministri Kurti, është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Domethënë, edhe duhet ta themi çdo ditë që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka uzurpuar institucionet e vendit. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës nuk ulet në bisedime me një uzurpator. Një deputet i cili ka uzurpuar jo vetëm tanimë pozitën e kryeministrit, por ka uzurpuar edhe Kuvendin edhe Presidencën, i ka marrë peng” – ka thënë Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.