Ndërpritet ndeshja Ylli – Sigal Prishtina pas protestës së “Plisave” kundër Bekë Berishës

Tifogrupi “Plisat” proteston ashpër kundër emërimit të Bekë Berishës në krye të klubit, duke shkaktuar ndërprerje të takimit.

Ndeshja e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës është ndërprerë përkohësisht pak para përfundimit të çerekut të parë, pas reagimeve të ashpra nga tifogrupi “Plisat”.

banner

Shkak për ndërprerjen u bë pakënaqësia e tifozëve me zgjedhjen e Bekë Berishës si kryetar i klubit të Sigal Prishtinës. Nga tribunat, “Plisat” hodhën ofendime në drejtim të Berishës, si dhe ndaj Blerand Stavilecit dhe Florian Miftarit, duke kërkuar publikisht largimin e Berishës nga posti i kryetarit.

Situata krijoi tension në palestër, duke detyruar zyrtarët e ndeshjes të ndërpresin përkohësisht takimin për të qetësuar gjendjen dhe për të garantuar vazhdimin e sigurt të lojës.

Pas ndërhyrjes së organizatorëve dhe forcave të sigurisë, ndeshja ka rifilluar, ndërsa rezultati aktual është 18-8 në favor të Golden Eagle Yllit.

Mbetet të shihet nëse ky incident do të sjellë reagime apo masa disiplinore nga Federata e Basketbollit të Kosovës ndaj tifogrupit apo klubit përkatës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.