Ngrihen 42 prona me vlerë 3 milionë euro në Prizren, dyshohet për mashtrim dhe falsifikim

Të paktën 42 prona me vlerë rreth 3 milionë euro janë ngrirë nga Prokuroria Themelore në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim me qëllim përfitimi pasuror.

Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka siguruar Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e një të dëmtuari, duke mundësuar bllokimin e tyre deri në përfundim të procedurës penale, shkruan KOHA.

banner

Pas përfundimit të procesit gjyqësor, këto prona pritet t’i kthehen pronarit të ligjshëm.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro. Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit”, thuhet në njoftim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.