
Ish-presidentja falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur nismën e kongresmenëve amerikanë për mbështetjen e integrimit të Kosovës në NATO.
Ajo është shprehur mirënjohëse për iniciativën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtij hapi për Kosovën.
Në një postim në platformën X, Osmani ka deklaruar se Kosova duhet të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt drejt anëtarësimit në NATO.
“Liria e Kosovës u krijua së bashku me Shtetet e Bashkuara. Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës qëndron si një forcë mbrojtëse e ndërveprueshme me NATO-n, e ndërtuar krah për krah me Forcat e Armatosura të SHBA-së”, ka shkruar ajo.
Osmani ka theksuar se anëtarësimi në NATO është një angazhim i përbashkët strategjik dhe një imperativ për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Sipas saj, integrimi i Kosovës në NATO do t’i shërbente jo vetëm interesave të vendit, por edhe atyre amerikane dhe evropiane në Ballkanin Perëndimor.



